VIDEO/ Vodhi një furgon në Vlorë, arrestohet nga policia 51-vjeçari në gjendje të dehur dhe pa patentë
Një 51 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
51 vjeçari vodhi një furgon, por më pas u kap nga policia në gjendje të dehur dhe pa patentë.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Vodhi një automjet furgon, kapet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke e drejtuar këtë automjet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 51-vjeçari, me precedent penal për vjedhje.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
