Çështja Gërdeci/ Gjykata rrëzon kërkesën e Mediut, marrja në pyetje e amerikanëve do bëhet nga FBI

5 shtetasit amerikan të përfshirë në demontimin e armëve në Gërdec do të japin dëshminë në SHBA në shërbim të procesit gjyqësor të nisur ndaj ish ministrit fatmir mediu.

Corneilos Henry 3, David Clask Hoëell, William Merrit Hart, Sidney Macintyre dhe Rodney Taylor të gjithë kta përfaqësues të kompanisë SAC do të pyeten nën monitorimin agjentëve të FBI.

Prezent në seancë do të jetë dhe avokati i zgjedhur nga ish minsitri i mbrojtjes Fatmir Mediu.

Vendimi është marrë nga gjykata këtë të enjte, ku u rrëzua kërkesa që seanca e dëshmive të realizohet përmes platformave reale dhe në kohë reale

Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në ngritjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.

Nga shpërthimi i 15 marsit 2008 humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur