“Çmendet” zjarrfikësi në Kavajë, ther dy kolegët e tij pas sherrit në repart
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 08:28
Një sherr mes zjarrfikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se të plagosurit kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrfikës të Kavajës.
Ndërkohë mësohet se policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve. Gjithashtu, zjarrfikësit e përfshirë në konflikt janë pezulluar.

