Petrit Ahmeti, “dora e zezë” në ERE dhe ortaku i Kastriot Ismailajt, kërkon mandatin e 4-ët
Kuvendi i Shqipërisë, duket se e ka projektuar për t'i dhënë një mandat të katërt në krye të ERE, në shkelje flagrante të ligjit.
Bëhet fjalë për Petrit Ahmetin, pjesë e aferës CEZ-DIA, për të cilën kreu i SPAK-ut, Altin Dumani po heton prej kohësh.
Në 14 prill 2013, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, zhvilloi një seancë dëgjimore me Petrit Ahmetin, i propozuar nga Ekipi Përzgjedhës për kryetar të bordit të Entit Rregullator të Energjisë, për një mandat të katërt në krye të ERE.
Ekipi Përzgjedhës janë vetë Kuvendi dhe qeveria, subjekte të SPAK-ut.
Ligjit nr. 43/2015, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, i ndryshuar dhe më specifikisht neni 11, pika 2 parashikon që “Kryetari dhe anëtarët e bordit emërohen për një mandat prej 5 vjetësh, me të drejtë riemërimi vetëm për një mandat të dytë radhazi...”.

Ligji parashikon dy mandate. Ahmeti kërkon të katërtin. Nga ana tjetër, Ahmeti është 68 vjeç, ka mbushur moshën e pensionit.
Kjo procedurë e paligjshme po bëhet në heshtje për të mbajtur në krye të ERE një personazh, i cili ka 30 vite në pozicione drejtuese në sektorin e energjisë.
Me pagë 53 mijë USD në vit, Petrit Ahmeti ka pasur personalisht aksione dhe interesa korruptive në kompani private në fushën e energjisë, interesa këto të mbajtura në forme guacke nga persona të besuar në këto kompani (si kompania GSA sh.p.k, identifikuar me nipt J61820031J), e cila vjen në formën abuzuese në sektorin e energjisë prej vitesh, duke qenë vetë në funksion kyç publik.

Jo vetëm kaq! Por, Petrit Ahmeti është akoma që nga data 27.04.2010 bashkëthemelues dhe aksioner me Kastriot Ismailaj në kompaninë ASSET sh.p.k, me nipt L01628004T, e cila bashkë me kompanitë CEZ-DIA ka vjelur në formë abuzuese interesa miliona euro në sektorin e energjisë për vite me radhë.
Nuk dihet nëse ky episod korruptiv, për të cilit do flasim në vijim, po hetohet nga SPAK-u.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Ahmeti mbahet mend vetëm për abuzime me postet dhe pushtetin, pazare dhe afera korruptive me vlerë miliona euro.
Në maj të vitit 2028, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të shtetit.
Dosja u mbyll në mënyrë korruptive. Se si është mbyllur kjo dosje dhe kush ka firmosur, ende mbetet e paditur.
Në 10 tetor 2013, Petrit Ahmeti u emërua nga Kuvendi në krye të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Emri i kreut të ERE-s, Petrit Ahmeti është përmendur në dosjen e Arbitrazhit në dëshminë e ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek, dhënë në 26 tetor të vitit 2014.
/ Marrë me shkurtime nga “Pamfleti”




