Tola: Në 5 vitet e fundit, skema aktuale e sigurimeve shoqërore është rënduar shumë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 30 Prill 2024, 12:46
Pedagogu dhe konsulenti, Igli Tola në një intervistë në Ora News u shpreh se në 5 vitet e fundit skema e sigurimeve shoqërore është rënduar shumë.
Tola: Këto 5 vitet e fundit, vit pas viti shihet se skema aktuale e sigurimeve shoqërore është rënduar shumë.
Është rënduar shumë në aspektin e ngarkesës buxhetore si rrjedhim i largimit të një pjese të madhe të kontibutorëve, themi të klasës së të punësuarve.
Nga ana tjetër, plakja e popullsisë, lindshmëira e ulët, të gjitha këto bëjnë që ai indeksi i të pensionuarve, mbulohet 4 deri në 5 të punësuar ndërkohë sot shkon gati një me një.
Ky është një moment thyerje, sepse bën që skema të jetë në prag të mbijetesës.
Në këtë moment edhe Banka Botërore dhe FMN e kanë parë si moment kritik.
