Turizmi/ Bedinaj: Problemi i fuqisë punëtore, i ndjeshëm. Çdo ditë po vijnë punonjës të huaj
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 30 Prill 2024, 10:17
Kryetari i tur operatorëve në jug të vendit, Vasil Bedinaj në një intervistë në Ora News u shpreh se problemi i fuqisë punëtorë është vërtet i ndjeshëm dhe se cdo ditë po vijnë punëtorë të huaj.
Bedinaj: Është bërë një punë shumë e mirë dhe Vlora vërtet po paraqitet si një qytet turistik.
Problemi i fuqisë punëtorë dhe i burimeve njerëzore është vërtet i ndjeshëm gjithandej.
Të gjitha subjeket po dërgojnë përfaqësues në cdo qark për të bërë promovimin dhe plotësimin e formularëve për njerëzit që kanë nevojë për punë.
Kemi filluar që po marrim edhe nga jashtë.
Cdo ditë po na vijnë punonjës të huaj.
I kemi ndarë në sektorë të ndryshëm, tek kuzhina po vijnë nga Turqia, tek mirëmbajtja nga India.
