Bayern Munich mendon për mbrojtjen, bavarezët pazar tek Manchester City
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2024, 16:02
Bayern Munich po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.
Një nga repartet që ka më shumë nevojë për përforcime është mbrojtja dhe sipas raportimeve të medieve britanike në radarët e bavarezëve ka rënë kapiteni i Manchester Cityt, Kyle Walker.
Bayern tentoi edhe verën e shkuar që të transferonte mbrojtësin e “Citizens”, por ndërhyrja e Pep Guardiolas e bllokoi atë lëvizje.
Megjithatë këtë herë nuk ka të njëjtat sinjale nga trajneri i Cityt dhe për rrjedhojë Bayerni mund ta bëjë të mundur transferimin e Kyle Walker në verë.
