“Lë” punët e partisë për derbin/ Klosi i lumtur nga fitorja e Partizanit, por i pakënaqur nga “Final Four”

Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase.

Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”.

Dhe në këtë super-përballje nuk mund të mungonin edhe tifozët “VIP” në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

I tillë ishte edhe socialisti Blendi Klosi i cili duket se ka vendosur të braktisë për pak orë punët e Partisë Socialiste. Për mikrofonin e “Ora News”, Klosi u shfaq i kënaqur nga kjo fitore e të kuqve.

“Pa dyshim që u kënaqa me këtë fitore. Derbi është gjithmonë fantastik, ambienti shumë i mirë dhe njerëz shumë, festë, dhe natyrisht për ne që fituam është një festë edhe më e madhe.

Unë personalisht jam kundër kësaj “Final Four”, por nuk na takon ne tifozëve, por kam bindjen se do të fitojë Partizani”, u shpreh Klosi.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE