Disa lojtarë po pinin duhan në dhomat e zhveshjes, evakuohet stadiumi pas alarmit për zjarr

Të shtunën pasdite, ekipi i Bochum mundi Hoffenheim 3-2 në Bundesliga, për t’u ngjitur +3 pikë nga Mainz dhe duke u shkëputur nga zona e rrezikshme e rënies nga kategoria.

Megjithatë, pas ndeshjes ndodhi një incident aspak i këndshëm në stadium.

Rreth një orë pas ndeshjes, zjarrfikësit spastruan zonën përreth stadiumit dhe një ndërtesë aty ngjitur.

Gjithçka ndodhi pasi 3 zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në stadium, pas një alarmi që u aktivizua direkt në stacion.

Arbitrat, ekipet, gazetarët dhe disa tifozë janë shoqëruar menjëherë në daljen emergjente të zonës VIP.

Alarmi, në realitet, ka nisur nga dhoma e zhveshjes së ekipit të Bochum, ku disa lojtarë po pinin duhan për të festuar.

“Para ndeshjes u thashë djemve se duhej të luftonin dhe t’i vinin flakën fushës.

Nuk mendoja se do të më merrnin fjalë për fjalë“,  – tha trajneri Butscher për incidentin, duke justifikuar veprimin e lojtarëve të tij.

Megjithatë, frika nga ndërhyrja e policisë zgjati vetëm disa minuta.

Pasi u konfirmua se bëhej fjalë për një alarm të rremë, lojtarët dhe gjyqtarët mundën të kthehen brenda stadiumit. Jo para se të merrnin një leksion nga zjarrfikësit.