Hidhet shorti i “Final Four” për vajza, zbulohen dy gjysmëfinalet

Këtë të hënë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u hodh short i “Final Four” për vajza.

Nga ky short u zbuluan dyshet e fazës gjysmëfinale, nga ku doli që Tirana do të përballet me Apoloninë, teksa Partizani me Vllazninë.

Ndeshjet e para të gjysmëfinale do të zhvillohen në datën 3 maj, ndërsa takimet e kthimit më 7 maj, teksa finalja luhet më 11 maj në “Shtëpinë e Futbollit”.

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve luhen në fushën e skuadrës që renditet më poshtë, në rast barazimi kualifikohet ekipi që është më sipër në renditje.