Humbja në derbi, Fagu nuk e fsheh zhgënjimin: Kartoni i kuq na penalizmi. Mund të kishim bërë më shumë

Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase.

Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”.

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes në një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “Ora News”.

“Na vjen keq për humbjen, pasi zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë dhe ashtu siç shkoi ndeshja mund të kishim shënuar më shumë.

Mbas daljes me karton të kuq të Jonuzit, u munduam të mbrohemi por lodhja bëri të vetën dhe ne u ndëshkuam”, u shpreh Fagu.

NDIQNI EMIISIONIN E PLOTE