Partizani triumfon ndaj Tiranës, Olsi Rama për “Ora News”: Duhej të kishte më shumë tifozë në stadium
Dy gola të Maget i kanë dhënë Partizanit suksesin e radhës 2-1 në derbi teksa zgjatin pritjen e bardhebluve për një sukses në sfidën e ndezur mes skuadrave kryeqytetase.
Këtë radhë, ndeshja kishte një peshë edhe më të veçantë, pasi në javët e fundit të kampionatit mund të ndikojë për praninë në “Final Four”.
Drejtori Teknik i Partizanit, Olsi Rama në një prononcim për emisionin “Ora Sport” në “Ora News” më shumë se për rezultatin u shpreh se do kishte dashur të shihte më shumë tifozë në stadium mbrëmjen e sotme.
“Derbi është një derbi, por mendoj se do duhej të kishte pak më shumë tifozë në stadium.
Tirana tregoi se ishte e përgatitur, por ne ishim më lart”, theksoi ndër të tjera, Olsi Rama.
NDESHJA
Pjesa e parë e ndeshjes ishte mjaft argëtuese me dy skuadrat të cilat krijuan raste të mira për shënim.
Partizani shënoi i pari me një gjuajtje të devijuar të Maget, por shifrat u barazuan nga Abazaj.
Pjesa e dytë ishte më ndryshe, me skuadrat më të kujdesshme, por ku dallohej një dominim i Partizanit i cili kërkoi më shumë golin.
Bardheblutë mbeten me 10 lojtarë pas të kuqit të Jonuzit e më pas erdhi goli i dytë i Maget në shtesën e ndeshjes.
Tirana nuk kishte forca të krijonte diçka në portën e të kuqve në fund, edhe pse Hadroi (karton i kuq) ktheu barazinë numerike në fushë me të kuqin e tij.
Kështu, Partizani merr tre pikë që e mbajnë në ndjekje të vendit të dytë të Vllaznisë, ndërsa Tirana duhet të vazhdojë të djersijë për një vend mes katër më të mirëve.
NDIQNI EMISIONIN ORA SPORT


