Partizani fiton në shtesë, Dabulla e gjen fatin e keq: Nuk vi më këtu kur të luajë Tirana. Gazetari: Fajin e kanë lojtarët jo studioja

Ka nisur me batuta emisioni i përjavshëm “Ora Sport”, ku shkak është bërë goli i avantazhit i shënuar nga ekipi i Partuzanit ndaj Tiranës në minutat shtesë të derbit të kryeqytetit.

I ftuari i radhës në emision, Rezart Dabulla do ta shikonte fatin e keq të bardh e bluve tek studioja e emisionit.

“Sa herë vi këtu në emision, Tirana humbet”, tha Dabulla.

I menjëhershëm ishte reagimi i gazetarit dhe moderatorit të emisionit, Altin Sulçe.

“Nuk është faji i studios, por i lojtarëve të Tiranës që nuk dinë të shënojnë”, tha Sulçe.

NDIQENI EMISIONIN E PLOTE