VIDEO/ Shkrumbohet një makinë në Milot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2024, 20:52
Një makinë është djegur pasditen e sotme në Milot. Nuk dihen shkaqet e zjarrit në makinë, por ajo është shkrumbuar e gjitha.
Fatmirësisht nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri në makinë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e flakëve.
