Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shkodër, një grua pëson lëndime

Rreth orës 18:11, në lagjen Dergut, në banesën e shtetases A. M., ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë shtetasja A.M, ka pësuar dëmtime të lehta fizike dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.