Përgjimi telefonik për parcelat në Berat: ''I kan q* nënën me të folur, Lefteri është me ne, pa problem''

Aktiviteti i ngritur i kultivimit të bimëve narkotike dhe makinat e shumta që sillnin më shumë se 95 gra ishin pikasur edhe nga banorët e fshtatit Rërëz.

Kjo zbulohet edhe në një komunikim mes personit nën hetim Arben Vrapit dhe Hamdi Dylit.

Në komunikimet në Whatsapp më datën 2 shtator të viti 2022 , Hamdi Dyli i shpreh shqetësim Arben Vrapit duke i thënë "o vlla po më thoshte Lefteri ca muhabete dhe i thash çne unë me këto gjëra... për të ditur e di po nga e mori vesh".

Pas kësaj bisede Arben Vrapi i përgjigjet duke i thënë "E di për mua...Po s'ka problem mos e vrit mendjen...Ai me ne është.

Sipas SPAK kjo bisedë e zhvilluar nxjerr në pah frikën që kanë personat që merren me aktivitetin e kultivimit.

Por siç duket shqetësimi i Hamdi Dylit nuk është larguar pasi në bisedat e zhvilluara shikohet se ai sërisht shpreh shqetësim.

Nga bisedat e siguruara nga gazetari i OraNews Edison Vatnikaj shikohet se me datën 2 shtator Hamdi Dyli i shpreh shqetësim Arben Vrapit duke e porositur "Vëlla thuaj atyre nga hoxhenjt mos të flasin shumë se i kanë Q... Nënen me të folur".