Nga ''OTR'' deri tek ''TBA'', ja si e thërrisnin njëri-tjetrin grupi i trafikantëve të drogës në Berat

Në dosjen hetimore të prokurorisë së posacme rrezulton se nga zbërthimi i aparateve telefonike grupi i trafikantëve të kanabis sativës kishin komunikime të shuma më njeri-tjetrin.

Madje bisedat mes tyre zhvilloheshin në aplikacone si Whatsapp dhe Signal.

Në disa biseda të siguruara nga gazetari i OraNews Edison Vatnikaj shikohet se disa prej tyre përdornin numra të huaj si anglez dhe malazes.

Këto numra i aktivizonin me qëllim aksesin në këto aplikoacione.

Nga verifikimi ka rezultuar se ata nuk e shënonin emrin e kontaktit me emrin e vërtetë të personit që flisnin, po ashtu as në userat e tyre.

Sipas të dhënave rezulton se nofkat që i kishin vendosur në aparate telefonike janë “Flaka Otr, Koli Otr ,TBA, Sxx, Daja, Rrushi Audi etij.

Nga zbërthimi i tyre është provuar dhe roli i personave të përfshirë.

Sipas prokurorisë Sadetin Hasaj ishte personi më aktiv në këtë aktivitet, ku më pas orientonte edhe shokët e tij, për ti dërguar ushqime, veshje, cigare si dhe mjete të tjera 95 grave që punonin në fshatin Rërëz në Dimal.