Në kërkim për trafikim droge, arrestohet 47 vjeçari në pikën kufitare të Morinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2024, 14:35
Një 47 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ishte në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia thotë se 47 vjeçari nga Tirana u ndalua pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” për trafik droge në kuadër të operacionit të koduar “Korridori”.
Në kuadër të këtij operacioni, u godit tentativa për të trafikuar 32.7kg lëndë narkotike kanabis drejt Kosovës.
