Balla: Ndalohen 18 persona në kërkim, operacione në disa qytete

18 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar u ndaluan dhe u vendosën para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vlerësoi sot operacionet e fundit të strukturave të Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

Balla theksoi se operacioni kombëtar i Policisë së Shtetit “Sundimi i Ligjit” po gjurmon personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër, Vlorë, Korçë, Fier, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Berat, Lezhë, Policisë Kufitare Han i Hotit dhe Morinë, për operacionet e 24 orëve të fundit, për ndalimin 18 personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar dhe vendosjen e tyre para drejtësisë”, u shpreh ai