FOTO/ Aksident në dalje të qytetit të Librazhdit, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2024, 19:52
Një aksident është regjistruar në dalje të qytetit të Librazhdit rreth orës 19.00 të kësaj të shtune.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga aksidenti një i ri ka mbetur i plagosur.
Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që solli aksidentin me plagosjen e një të riu.
I riu i plagosur është transportuar për trajtim mjekësor në spitalin e Librazhdit.