Hitaj: Reportazhi i emisionit ''Report'' në ''RAI3'' ka pasaktësi, nuk krijon kosto elektorale për Ramën

Gazetar, Arbër Hitaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se reportazhi i emisionit ‘’Report’’ në ‘’RAI3’’ ka pasaktësi.

Hitaj: Unë nuk vura re shqetësim tek Rama të jem i sinqertë.

Nuk besoj se kjo krijon ndonjë kosto në elektoratin shqiptar për Ramën.

Ai reportazh po ta shikosh në thelb ka pasaktësi.

Prapavijë politike ka por nuk është për Shqipërinë.

Shqipëria në këtë rast është dëm anësor.

Italia ka zgjedhje lokale në qershor dhe sondazhet e nxjerrin shumë dobët opozitën që është e majta dhe Meloni del shumë lart në krahasim me të majtët.

Opozita po tenton të kapi ndonjë skandal të Melonit.