“Si do të hyni në zgjedhje?” Basha: Nuk ka shanse që vula t’i shkojë Berishës!

Lulzim Basha shprehet i bindur në një intervistë për Ora News se vula dhe logoja nuk do t’i shkojnë Sali Berishës dhe grupit të rithemelimit.

Lulzim Basha: Vula dhe logoja nuk kanë pikë rëndësie nëse ke alternativë.

Isa Myzyraj: Po nëse Gjykata ja jep vulën Sali Berishës si do të hyni në zgjedhje?

Basha: Nuk ka shanse. Nëse do të zbatohet ligji është e qartë është 100%, nuk është 99%. Kjo çështje nga ana ligjore është e zgjidhur.

Isa Myzyraj: Ta marrim në mënyrë hipotetike, nëse i shkoj logoja Sali Berishës?

Basha: Nëse i fusin në thes gjyqtarët atëherë ky nuk është problemi i partisë demokratike, është problem i SPAK, është problem i faktorit ndërkombëtar, asgjë nuk e devijon vendosmërinë tonë për të dalë para qytetarëve me alternativë.