Dështon sërish ''Shëndetësia''/ Metaj: Dolëm për një pushim të shkurtër, kryetarja mbylli mbledhjen në mënyrë të njëanshme

Deputeti i PS-së, Ilir Metaj në një intervistë në Ora News u shpreh se anëtarët e mazhorancës ishin në një pushim të shkurtër në korridor, kur kryetarja e komisonit të Shëndetësisë, Albana Vokshi mbylli mbledhjen.  

Metaj: Nga sjellja e kryetares së komisionit por edhe grupit të anëtarëve të opozitës që në krye të herës u pa që në fakt qëllimi i tyre për këtë komision nuk është aspak hetimi por është manipulimi dhe nuk është transparenca por është bllokimi.

Në mënyrë totalisht arbitrare dhe në shkelje të ligjit kryetarja e komisionit tentoi të ndryshonte rendin e ditës deri sa në fund arriti edhe të mbyllte në mënyrë të njëanshme mbledhjen edhe pse e di shumë mirë që është në shkelje të rregullores të funksionimit të komisioneve sepse mbyllja e mbledhjes ka një procedurë të posacme ku kryetarja e komisionit vazhdon të bëjë të paditurën.

Vazhdon të veprojë më urdhëra partie dhe jo në kornizën e kuadrit ligjor.

Ne nuk ishim larguar aspak.

Ndodhi në fakt 2-3 herë gjatë zhvillimit të mbledhjes së sotme ku ne dolëm për një pushim të shkurtër në korridor sikurse edhe anëtarët e opozitës kanë ushtruar këtë të drejtë që të jep rregullorja.

Dhe në mënyrë të njëanshme në një nga momentet që ne ishim tek korridori pas derës përë këtë pushim pak minutësh, kryetarja në shkelje të rregullores mori vendim për mbylljen e mbledhjes.

Kryetares në atë moment i duhej të ndërpriste mbledhjen sepse nuk kishte kuorum në fakt, shumica e anërarëve nuk ishte e pranishëm në tryezën e bisedimeve dhe kryetares sipas rregullores i duhej në maksimum të pezullonte mbledhjen dhe të thërriste anëtarët e tjerë në këtë rast ne të mazhorancës për të qenë pjesë e mbledhjes nëse kishim një vendimarrje ose jo për tu kthyer në mbledhje.