Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Gjykata e Lartë vendosi mospranimjn e rekursit të Fredi Belerit, në lidhje me ;lejen e posaçme për t’u lejuar të betohej si kryetar i Bashkisë Himarë.

Beleri ka bërë disa herë kërkesë për të marrë leje për të dalë nga qelie dhe më pas të bëhet betimi i tij si kryebashkiak, pretendime që janë rrëzuar nga GJKKO, por dhe Apeli i GJKKO.