Konventa e PL-së, Nesho: Kemi ndezur motorët, kjo qeveri prodhon vetëm skandale

Nënkryetari i PL-së, Agim Nesho në një intervistë në Ora News u shpreh se Partia e Lirisë ka ndezur motorët dhe se në konvendë do diskutohen 5 prioritetet kryesore të PL-së.

Nesho: Është viti elektoral, ne kemi ndezur motorët sepse po e shikojmë që kjo qeveri nga dita në ditë po prodhon vetëm skandale.

Zgjedhjet mund të jenë edhe të papritura sepse kredibiliteti moral ka rënë komplet dhe si i tillë vetë opozita duhet të jetë e organizuar dhe të punojë fort që të jetë një alternativë e besueshme me një program të caktuar.

Prandaj kjo konventë përvec se një forcim i strukturave të partisë, do diskutojë edhe atë që përbën programin konkret, 5 prioritet e partisë së Lirisë.

Ne themi ti kthejmë shpresën shqiptarëve.

Vetëm nga shpërdorimet e kësaj qeverie, mund të ngrihen minimum dyfish pensionet.