Vetëm zhurmë te Shëndetësia, dështon përsëri mbledhja e Komisionit Hetimor

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncensionet në Shëndetësi dështoi përsëri.

Për rreth 3 orë, opozita dhe mazhoranca debatuan lidhur më kërkesat për informacion që do t’i dërgohen institucioneve, ndërsa në fund nuk u mor asnjë vendim.

E njëjta temë debati, i njëjti skenar.

Përsëri, pa vendimmarrje dhe vetëm me ngritje tonesh për rreth 3 orë.

Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi dështoi sërish në të vetmen pikë, si do dërgohen kërkesa për informacion.

Si një déjà vu nga mbledhja e kaluar konfirmuan vetëm mungesën e dakordësisë.

''Miratojme planin e hetimit dhe pastaj kerkesat'', tha Ndreca.

''Nuk behen gjerat mbrapsh ne fillim dorezohen kerkesat'', tha Vokshi.

Për shkak të debateve, opozita akuzoi mazhorancën se përsëri po përpiqen të zvarrisin hetimin parlamentar.

Si kundërpërgjigje, mazhoranca akuzoi kryetaren Albana Vokshi për njëanshmëri.

Politika nuk mund të mos mungonte.

Për shkak se nuk u gjet gjuha e përbashkët mes palëve, socialistët vendosën të largohen.

Kjo e enjte shënoi një muaj që prej nisjes së komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi por që ende nuk ka nisur hetimi.