Ancelotti: Xavi të thotë ç’të dojë, edhe penalltia e Vasquez ishte e qartë

Carlo Ancelotti, trajner i Realit, u pyet në konferencën për shtypin pas “El Clasicos” për momentin e dyshimtë kur, pas një lëvizjeje të Yamal Lunin, e largoi topin ndoshta pasi e kishte kaluar vijën fatale.

Pikërisht për këtë episod qëndrimi i trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, ishte shumë i ashpër.

“Nuk dua të jap mendimin tim për atë që mendon Xavi.

Të gjithë janë të lirë të thonë atë që mendojnë.

Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe e luajtur mirë, në një nivel të lartë.

Besoj se nuk ishte gol, sepse nuk ka një imazh të qartë.

Dhe penalltia (e fituar nga Lucas Vásquez) mendoj se është e qartë”, theksoi trajneri italian.

Skuadra “merengues” u gjend dy herë në disavantazh ndaj Barcelonës, por në fund triumfoi falë golit të Bellingham, siç kishte bërë  në fazën e parë.

“Kishte kaluar shumë kohë pa shënuar, kështu që është një gol shumë i rëndësishëm.

Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer”, tha më tej Ancelotti.