Përmbarimi nxjerr në ankand 66% të klubit Tirana, Zhupa: Nuk ka lidhje me klubin nga ana sportive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 22:23
Në “Ora Sport” trajneri i futbollit Eduard Zhupa u shpreh se çdo lojtar që ka kontratë me Tiranën ka akses për avokat në Federatë dhe çdo vendim merret përmes klubit dhe Federatës.
Zhupa: Mesa di unë nga komisioni i disiplinës në FSHF, çdo lojtar që ka kontratë me Tiranën ka akses për avokat në Federatë dhe çdo vendim merret përmes klubit dhe Federatës. Nuk është miratuar akoma që vendimet e komisionet e disiplinës të merren nga ana e përmbaruesit. Tirana ka një kontratë me një person të tretë që mund të zgjidhet.
