Nga Superiorja tek Europiani i Gjermanisë, gazetari Xhepollari ''skanon'' ecurinë e Kombëtares dhe ekipeve shqiptare

Gazetari Drilon Xhepollari në një intervistë në Ora News u shpreh se përmbaruesi ka nxjerrë në ankand 66% të aksioneve të klubit të Tiranës të cilat zotërohen nga presidenti Refik Halili.

Xhepollari u shpreh se cështja mund të zgjasë në kohë.

Xhepollari: Përmbaruesi ka nxjerrë në ankand 66% të aksioneve të klubit të Tiranës të cilat zotërohen nga presidenti Refik Halili.

Sot do të ketë një vendim se cfarë do të ndodhi me këtë cështje, ndërkohë nga ana tjetër presidenti i Tiranës, Halili ditën e martë do të ketë në gjykatë do të bëjë një ankimim sa i përket pretendimit të përmbaruesit i cili i ka nxjerrë 66% të aksioneve për një shifër prej 1.6 milionë eurosh.

Është një cështje e nxehtë, ka shumë diskutime se si do shkojë cështja në gjykatë dhe nëse do ketë sot një ofertues në ankand për aksionet e Tiranës.

Sigurisht pala bardheblu ngre edhe pretendime se pse pikërisht përmbaruesi kërkon të marri 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, ndërkohë që Halili ka edhe prona të tjera.

Zyra e tij që po merret me këtë cështje do të bëjë ankimimin dhe ditën e nesërme do të paraqesë të gjitha dokumentet e nevojshme.

Është një cëshjte që ka marrë zjarr dhe vazhdon prej vitesh dhe nuk është dicka që ka ndodhur kohët e fundit.

Mund të jetë një cështje që mund të zgjasë me kohë.  

Tirana dhe Dinamo kanë ndeshje të vështira.

Janë tre ekipe që synojnë vendin e katërt. Derbi do jetë shumë përcaktues. Vendi i parë do luajë me vendin e tretë dhe të katërt.

Do ndahen dy vazo dhe i fazvorizon pozicioni në klasifikim.

Kemi përformancë të mirë nga Endri Çekiçi duke dhënë një assist.

Cikalleshi gjithashtu po kalon një fundjavë të mirë.

Edhe Ernest Muci i cili shënoi një gol të rëndësishëm në fundjavë.

Problem është vetëm porta.

Si Berisha, ashtu edhe Strakosha asnjëri prej tyre nuk po luan.

Nuk kanë minuta në këmbë prej janarit dhe do jetë problem për trajnerin Sylvinho.