Ndreca: Forca jonë është grupi i bashkuar dhe jashtë fushe, duam të fitojmë edhe kupën

Në “Ora Sport” Edison Ndreca futbollist i Egnatias u shpreh se për ekipin e tij është shumë e rëndësishme që të mbajnë akoma trofeun.

Ndreca: Rafa ishte një lojtar shembull nga ana sportive dhe nga ana njerëzore. Respekton të gjithë futbollistët. Fatkeqësia e solli të luante në shqipëri. Na ka lënë një boshllëk. Po përpiqemi ta zëvendësojmë të gjithë. Na ka bashkuar pas rastit që ndodhi. Kemi qenë shumë më të bashkuar dhe kemi ecur si grup.

Për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duam ta mbajmë akoma trofeun. Duam të thyejmë një tabu në këtë rast me dy kupa. Tek pjesa jonë për pagesat nuk kemi pasur asnjë problem.