Reçi sqaron si qëndron e vërteta pas lajmit për daljen në ankand të Tiranës: Lojtarët janë paguar

Në “Ora Sport” ish-futbollisti Mired Reçi tha se aksionet e Tiranës janë në pronësi të firmës Halili dhe shtoi se klubi Tirana është me bilanc pozitiv dy vitet e fundit.

Reçi: Aksionet e Tiranës janë në pronësi të firmës Halili. Klubi Tirana është me bilanc pozitiv dy vitet e fundit. Merkato është e bllokuar, por nuk ka lidhje me bilancin e trupit. Merkato nuk ka lidhje me falimentin. Lojtarët të gjithë janë të paguar edhe pse kanë paga të larta, deri në 14 mijë euro në muaj.