Përmbarimi nxjerr në ankand 66% të klubit Tirana, avokati Agim Muço shpjegon çfarë do të ndodhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 22:19
Në “Ora Sport” avokati Agim Muço u shpreh se tregoi se çfarë ndodh në rastin e Tiranës dhe raporti me përmbaruesit të klubit.
Muço: Gjykoj se përmbaruesi duhet të ketë një vendim të gjykatës të formës së prerë dhe mund të organizojë ankand. Kush e fiton ankandin? Kjo është një çështje thashethemesh pastaj. Mua më intereson që Tirana të ketë një aksioner serioz.
Nëse aksioneri e regjistron në QKB atëherë, i paraqitet aksionerit tjetër që është bashkia për një takim të parë. Mund të ndodhë nëse ka një vendim të formës së prerë.