Antigona tregon si është të jesh portiere në Shqipëri dhe objektivat me Apoloninë

Në “Ora Sport” portierja e Apolonisë dhe Kombëtares, Antigona Hyska u shpreh se ka shumë prurje të vajzave të reja në raport me futbollin.

Hyska: Besoj se katërshja tek ne është në rregull tashmë. Me këto do të ndeshemi në Final 4. Është përcaktuar si fazë qysh në fillim, edhe pse nuk e dinim qysh në fillim, është bërë si te djemtë.

Futbollin e kam pasion. Paradite jam trajnerë te vajzat F14. Kam shumë prurje, stërvis mbi 20 vajza dhe janë bërë skuadrat e femrave kombëtare. Ka shumë ekipi në qytete. Zgjedhim cilësitë e mirat dhe kemi krijuar kombëtaret.