VIDEO/ PSG realizon përmbysjen e madhe, emocione të mëdha edhe te Dortmund-Atletico
Sonte do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League. Padyshim, vëmendja më e madhë është e fokusuar te Barcelona-PSG, takim ky që do luhet në Spanjë.
Mbappe me shokë nuk janë dorëzuar pavarësisht humbjes 3-2 në aktin e parë, e sonte pritet një “betejë” e vërtetë.
Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë çerekfinalen e kthimit ndaj PSG.
Në minutën e 12-të, Yamal dhuron spektakël në krahun e djathtë dhe më pas shërben një asist fantastik për Raphina, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.
PSG arrin që të rikthehet në lojë për kualifikim ndaj Barcelonës, teksa ka barazuar 1-1 në fundin e pjesës së parë.

Në minutën e 43-të, Ousmane Dembele do të realizonte në shtyllën e dytë pas një pasimi të ardhur nga krahu i djathtë.
Kujtojmë që nga minuta e 29-të Araujo ka lënë Barcelonën me një lojtar më pak, pas një faulli si lojtar i fundit në limitet e zonës.

LIVE:
Barcelona 1-2 PSG
Dortmund 2-1 Atletico Madrid
FORMACIONET
Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me trajnerët që nuk kanë hezituar të zbresin në fushë me më të mirët.
BARCELONA (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; De Jong, Gundogan, Pedri; Yamal, Lewandowski, Raphinha.
PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Lucas Hernandez, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Fabian Ruiz; Dembelé, Mbappé, Barcola
Atletico Madrid synon që të mbrojë fitoren 2-1 në ndeshjen e parë ndaj Dortmumd. Asgjë nuk do jetë e lehtë për madrilenët, pasi në “Signal Iduna Park” do jetë stadiumi i mbushur plot me tifozë verdhezi.
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Sabitzer, Emre Can; Brandt, Sancho, Adeyemi; Füllkrug.
Atletico Madrid (5-3-2): Oblak; Molina, Witsel, Giménez, Hermoso, Azpilicueta; Llorente, Koke, De Paul; Morata, Griezmann.

