VIDEO/ Spektakël në "Camp Nou" - PSG nuk heq dorë, vjen barazimi ndaj Barcelonës, Dortmundi udhëheq ndaj Atleticos
Sonte do të mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste të Champions League. Padyshim, vëmendja më e madhë është e fokusuar te Barcelona-PSG, takim ky që do luhet në Spanjë.
Mbappe me shokë nuk janë dorëzuar pavarësisht humbjes 3-2 në aktin e parë, e sonte pritet një “betejë” e vërtetë.

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë çerekfinalen e kthimit ndaj PSG.
Në minutën e 12-të, Yamal dhuron spektakël në krahun e djathtë dhe më pas shërben një asist fantastik për Raphina, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.
PSG arrin që të rikthehet në lojë për kualifikim ndaj Barcelonës, teksa ka barazuar 1-1 në fundin e pjesës së parë.
Në minutën e 43-të, Ousmane Dembele do të realizonte në shtyllën e dytë pas një pasimi të ardhur nga krahu i djathtë.
Kujtojmë që nga minuta e 29-të Araujo ka lënë Barcelonën me një lojtar më pak, pas një faulli si lojtar i fundit në limitet e zonës.

REZULTATET LIVE:
Barcelona 1-1 PSG
Dortmund 2-0 Atletico Madrid

