VIDEO/ Degjeneron në dhunë kampionati i U-21, grushta dhe shkelma pas ndeshjes mes Erzenit dhe Partizanit
Superliga shqiptare e futbollit për moshat U-21 zhvilloi sot raundin e 19-të.
Në "Tofik Jashari" të Shijakut sfida mes Erzenit dhe Partizanit degjeneroi në dhunë, grushta, ofendime dhe shkelma.
Pas fërshëllimës së arbitrit, lojtarët dhe stafet e dy kampeve u përfshinë në një përleshje masive që nuk i shkon aspak frymës sportive të lojës dhe edukimit të brezit të ri.
Edhe njëherë duket se fusha e lojës është arena e shfryrjes së inateve mes shqiptarësh.
Nuk munguan në këtë dhunë as persona nga tribuna, që si duket kanë qenë tifozë të panishëm në stadium.
Dueli përfundoi 2-2, teksa Partizani mban vendin e dytë dhe Erzeni në pozitën e tretë.
Njoftimi i policisë:
Shijak
Rreth orës 14:00, në fushën sportive "Tofik Jashari", është zhvilluar ndeshja e futbollit ndërmjet ekipeve të kategorisë U-21, Erzeni-Partizani.
Organizatorët e ndeshjes nuk kanë njoftuar Policinë për këtë aktivitet.
Në përfundim të ndeshjes, janë konfliktuar fizikisht lojtarët e 2 ekipeve. Si pasojë, janë dëmtuar 2 lojtarë të ekipit Partizani, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
VIDEO:
https://streamin.one/v/3a80b083
