Barcelona tenton të mbajë Xavin, por ka dhe një alternativë

Barcelona do të ndryshojë trajnerë në sezonin e ardhshëm, dhe pse sezoni aktual nuk është se ka qenë i dobët. Xavi Hernandez njoftoi largimin nga katalanasit dhe që nuk ka ndërmend të bëjë prapakthehu, klubi duhet të gjejë drejtuesin e ri të stolit.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, në rast se “Blaugrana-t” nuk ia dalin të bindin Xavi-n, atëherë një emër që shihet si pasues në krye të Barçës është ai i Rafael Marquez, trajneri aktual i ekipit B.