Pritej transferimi te Juventusi, Felipe Anderson transferohet zyrtarisht te …
Felipe Anderson ka njoftuar largimin nga Lazio në fund të këtij sezoni. Mesfushori brazilian e bëri publik këtë vendim përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se duke qenë se nuk arritën një marrëveshje për rinovimin e kontratës, atëherë ai ka vendosur që të ndjekë një rrugë tjetër.
“Në respekt për Lazion dhe të gjithë njerëzit e tij që më kanë mbështetur gjithmonë, ju informoj se nuk kam arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin dhe për këtë arsye do të ndjek një rrugë tjetër sezonin e ardhshëm.
Gjithmonë kam treguar me fakte për profesionalizmin tim dhe përkushtimin tim ndaj Lazios, ndaj ju siguroj se do të vazhdoj të përkushtohem deri në ditën e fundit të kontratës sime për të nderuar këtë fanellë”, shkruan Anderson.
Felipe Anderson do t’u thotë lamtumirë tifozëve të Lazio-s pas tetë sezonesh, në dy periudha të ndryshme, nga viti 2013 në 2018 dhe nga 2021 deri më sot.

