Dështoi për Felipe Anderson, Juventusi hidhet në sulm për lojtarin e United
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2024, 15:03
Pas dështimit për transferimin e Felipe Anderson, tashmë Juventusi është duke menduar për francezin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.
Martial sipas medieve italiane, në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Old Traffordi”. “Zonja e Vjetër’ është hedhur në sulm për francezin e “Djajve të Kuq”. Drejtuesit e Juventusit thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e 28-vjeçarit, i cili po monitorohet edhe nga rivalët e Interit.
Megjithatë, siç raportohet, Juve është në avantazh për Martial, pasi që mësohet se vet lojtarin preferon të vesh fanellën bardhezi, si dhe parashikohet të ketë më shumë hapësira.

