Vangjush Dako kthehet në GJKKO, Ish-kryebashkiaku nuk pranon të flasë për mediet
Vangjush dako do të paraqitet javën e ardhshme për tu njohur me vendimin e gjykatës sa I përket dy akuzave të ngritura ndaj tij. këtë të premte trupa u njoh me aktekspertizën për investimet në shëtitore ku ish kryebashkiaku kundërshton akuzën për 10 të fishim të faturës.
Gjykata e posaçme nuk ka arritur edhe këtë të premte për të dhënë vendimin për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.
Në seancë Sipas burimeve ekspertet kane paraqitur një akt të ri ekspertimi mbi ndërtimin e rrugës ku akuzohet për shpërdorim të detyrës.
Avokatet dhe vetë Vangjush Dakos kanë kundërshtuar pretendimet për 10 të fishim të vlerës së investimit të shëtitores.
Kjo është bërë shkak qe trupa të tërhiqet për të dhënë një vendim me vendim me datën 17 prill në orën 10. Pas daljes nga gjykata Dako nuk pranoi të jepte koment.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, qëndron nën masën e arrestit në shtëpi pasi gjykata e shkallës së parë e liroi pasi mbaruan afatet e paraburgimit.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy episode. E para ka të bëjë më një projekt në bregdetin e Durrësit që sipas prokurorisë vlera e saj është rritur ndryshe sa ishte parashikuar.
E ndërsa episodi i dytë lidhet me ndërtimin një pallati pa leje teksa leja u zbardh pasi përfundoi ndërtimi madje edhe pasi kishin hyrë banorët.
