"Mazhoranca bojkoton në mënyrë arrogante komisionin hetimor"/ Vokshi: Ja shkeljet që kanë bërë socialistët
Kryetarja e Komisionit Hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi e quan arrogante bojkotin që deputetet e PS i bëjnë komisionit.
“Deputetet e mazhorancës në mënyrë arrogante bojkotuan punimet e këtij komisioni. Sot punuan me ekspertët ligjorë për të pasqyruar ecurinë e punës së komisionit si dhe shkeljet nga ana e mazhorancës. Çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar.
Mbledhja e parë është bërë më 25 mars. Mazhoranca nxori 100 pretendime dhe në vend që të mbahej mbledhja e radhës ato e vonuan 10 ditë. Mbledhja e dytë më 2 prill, mbledhja e tretë u thirr të nesërmen dhe këtë fat kanë pasur mbledhja e 4, e 5 dhe mbledhja e sotme më 12 prill. Të katërta të bojkotuara nga ana e mazhorancës.
Që në mbledhjen e parë filloi shkelja e deputetëve të mazhoranca që donin që mos mbahej mbledhja me pretendimin se vendimi i miratuar në seancë nuk kishte një numër. Pavarësisht se 95 deputetë kishin votuar, atë kërkuan mbylljen e mbledhjes”, tha Albana Vokshi.

