Shtyhet gjyqi i “Babales”/ Salianji: I kemi provat për të faktuar krimet e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm
Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji për çështjen e njohur si Dosja Babale", ku ligjvënësi demokrat akuzohet për shpifje.
Arsye për shtyrjen ka qenë kërkesa e bërë nga përfaqesuesi ligjor i gazetarit që ka publikuar audio-përgjimin Jetimir Olldashit, Indrit Sefa, për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati.
"Kërkojmë përjashtimin e njërit prej gjyqtarëve, pasi Jetmir Olldashi në portal ka bërë një sërë shkrimesh kundër saj Iliva Bezati", argumentoi Sefa.
Gjyqtarja Bezati reagon menjëherë: "As nuk e di kush është Jetmir Olldashi. Nuk e njoh".]
Ndërkaq seanca e radhës do të mbahet më 24.4.2024 në orën 10.00.
Në përfundim të seancës deputeti Salianji u shpreh se i ka provat për të faktuar krimet e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në mbështetje të Salianjit kanë shkuar edhe një grup deputetësh si Gazment Bardhi, Agron Gjekmakaj, Ina Zhupa, Luan Baçi. trupa gjykuese u përbë nga tre anëtarë, gjyqtaren Elona Toro dhe anëtarët e gjyqtarë iliba Bezati dhe Genti Shala.
PD publikoi audio-përgjimin, dha dëshminë e dëshmitarit X Albert Veliu, që pranonte se kishte qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundmi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.
Sipas Gjykatës së Tiranës, Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme ndaj vëllait të Fatmir Xhafës, ish-ministër i Brendshëm.


