Komisioni hetimor i TIMS, Salianji: Një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë,
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2024, 15:44
Është mbledhur ditën sotme Komisioni Hetimor Parlamentar i TIMS.
Kryetari i këtij komisioni Ervin Salianji, në nisje të mbledhjes u ndal te arrestimi dhe pezullimi i drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, duke e cilësuar ndërhyrjen në sistemin TIMS, si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura ndonjëherë.
“Një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura është ajoi e ndërhyrjes në sistemin TIMS nga Ervin Muça”, tha Salianji.