Klevis Balliu ka një përgjigje për “kryetarin e Organizatës kriminale 5D”
Koordinatori i selisë blu për Rajonin e Tiranës Klevis Balliu ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Reagimi i Koordinatorit të Rajonit të Tiranës Klevis Balliu
Dëgjo Lali 5 D. Dhunë dhe akte barbare ke bërë ti në Tiranë.
I ke bërë ti tek "Unaza", i ke bërë ti te "Bregu i Lumit". I ke bërë tj edhe tek "5 Maji".
I ke bërë ti te "Teatri Kombëtar". Jë ti që përdorur dhunë për të vjedhur shtëpitë e qytetarëve që të mbushje xhepat duke bërë pallate për të paateuar paratë e drogës, narkotrafikantëve që të ndihmojmë ty.
Je ti që sot duhet të japësh llogari për organizatën kriminale 5D të cilën ti drejton, sepse je ti kryetari i organizatës kriminale 5D.
Je ti që duhet të japësh llogari sot për Inceneratorin e Tiranës që i merr 80 mijë euro në ditë qytetarëve të Tiranës kur "Inceneratori" nuk ekziston. Sepse je ti pronari faktik i "Inceneratorit të Tiranës".

