Vangjush Dako nuk kthehet në qeli, kështu vendosi Apeli i GJKKO-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Prill 2024, 11:46
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.
Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Ky vendim u ankimua nga Prokuroria e Posaçme, por togat e zeza të Apelit vendosën ta linin në fuqi. Ish-kryebashkiaku i Durrësit u arrestua për shpërdorim detyre.
