Çuçi pyeti Dumanin se ç’ndodh me gjyqtarët që s'e kaluan vettingun, Alibeaj: Bën si i “preokupuar”, kur 1 javë më parë ...

Sot, në Këshillin e Integrimit në parlament, kryetari i grupit të PS Bledi Çuçi ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumanin se çfarë do të ndodhë me gjyqtarët dhe prokurorët që nuk e kaluan vettingun, duke nënkuptuar se a do të hetohen ata.

Në lidhje me këtë pyetje të Çuçit drejtuar Dumanit, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit shprehet se Çuçi dhe deputetët e tjerë socialistë, vetëm një javë më parë kanë amnistuar njerëzit e drejtësisë, ndërsa tashmë bëjnë si të “preokupuar”.

REAGIM I ALIBEAJT

Dëgjova kryetarin e grupit të PS, Bledi Çuçi që “i preokupuar” për integrimin e Shqipërisë në BE, pyet drejtuesin e SPAK, Altin Dumani: Çfarë ndodh me prokurorët dhe gjyqtarët që nuk e kaluan vetingun?

Dikush duhet t’ia kujtoj Bledi Çuçit dhe deputetëve të tjerë, aty në Këshillin e Integrimit, se së bashku votuan, 1 javë më parë ligjin e amnistisë, me anë të së cilës, ndër të tjera, amnistojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët!

(Shënim: ka qenë kërkesë ultimative e kahershme e BE-së se, gjyqtarë e prokurorë që nuk kalojnë vetingun, duhet ti nështrohen procedimit penal/pasuror prej SPAK)