Mandati i Xhaçkës, jo në Kushtetuese/ Bardhi: Ka ndodhur një puç institucional
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të grupimit të Rithmelimit, Gazment Bardhi, në studion e emisionit "Drejt" në televizionin "Ora Neës" përballë moderatorit Luan Rama komentoi aktualitetin politik në vend.
Bardhi u shpreh se mosdërgimi i mandatit të Olta Xhaçkës në gjykatën Kushtetuese, ishte një puç institucional dhe kushtetues.
Bardhi: Ajo që ndodhi sot ishte në fakt refuzimi i mazhorancës për të zbatuar një vendim konkret të Gjykatës Kushtetuese.
Një vendim drejtësie i gjykatës më të lartë në vend u hodh në kosh, sepse rrezikonte interesat e një bashkëpunëtoreje të afërt të Ramës.
Ka ndodhur një puç institucional, një puç kushtetues.
Sot praktikisht Mazhoranca I ka thënë gjykatës Kushtetuese shfuqizo cfarë të duash, ne votojmë si të duam ne.
Mazhoranca ka shpallur veten mbi gjykatën Kushtetuese.
Jemi sovranë ishtë mesazhi që i dhanë gjykatës Kushtetuese.
Është e paprecedentë, nuk ka ndodhur kjo në 33 vite.
Nuk pranohet të çohet fare lënda në gjykatën Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese është i vetmi autoritet që kontrollon punën e Kuvendit.
Sot cdo shqiptar nuk ka detyrim për të zbatuar vendimin e gjykatave.
Xhaçka është nën hetim për disa cështje nga SPAK, dhe mesazhi sot ishte për pjesën tjetër të drejtësisë.
Që Xhaçka ka status të posaçëm, është njeri i paprekshëm dhe nuk guxon kush ta prekë pa lejen e Edi Ramës.
Ky ishte mesazhi mafioz që u përcoll drejtësisë.
