Balliu: Javën tjetër, protestojmë sërish tek bashkia e Tiranës

Anëtari i Kresisë së PD-së, Klevis Balliu përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se të premten do protestohet sërish tek bashkia e Tiranës.

Postimi i Balliut:

Të premten datë 19 ora 11:00 protestojmë më fortë se kurrë për të shpëtuar Tiranën
Nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë fitoren e korrupsionit, mbi qytetarin.

Te bashkuar do të kthehemi në shesh perballë bashkisë Tiranë,më shume se kurrë më fortë se kurrë për të shpëtuar qytetin tonë nga patologjia e hipokrizise dhe hajdutrisë ekstreme të pushtetit.

Te bashkohemi ditën e Premte datë 19 ora 11:00 tek bashkia Tiranës më shumë se cdo herë tjetër
Koha që të fitojnë qytetarët mbi pushtetarët, koha që të vendosim drejtësi.

Koha që të kthejmë vendimarrjen në duart e qytetarve, larg nga Veliaj dhe 5 Drejtorët e tij.