Mandati i Xhaçkës, jo në Kushtetuese/ Zhupa: Sot kanë 'varrosur' Reformën në Drejtësi
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një intervistë në Ora News u shpreh se me vendimin për të mos çuar mandatin e Olta Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese, u varros reforma në Drejtësi.
Zhupa: Sot në fakt ka ndodhur një skandal, një puç institucional.
Kuvendi nuk ka pranuar që të votohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që të zbatojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi ka detyrim kushtetues që të dërgojë mandatin e një deputeti për gjykim në Gjykatën Kushtetuese kur ngrihet një cështje nga deputetët e opozitës.
Sot praktikisht kanë varrosur Reformën në Drejtësi.
Olta Xhaçka për aferën e saj ka sot në burg ish kryebashkiakun Jorgo Goro.
Ky veprim që bëri mazhoranca sot është një mesazh në fakt edhe për SPAK.
Ata i thanë SPAK që mos guxo me Olta Xhaçkën sepse ajo ka mbrojtje politike.
