EMRAT/ SPAK kërkon dënimin e Gjergj Cukalit me 25 vite burgim, jepet pretenca edhe për 4 anëtarët e grupit

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur pretencën e saj lidhur me të foirtin e “Myslym Shyrit” në Tiranë Gjergj Cukali.

Konkretisht SPAK kërkon dënimin e:

Gjergj Cukalit me 25 vite burgim

Enver Jamaku i penduar i drejtësisë 8 vite burg

Ermond Jamaku i penduar i drejtësisë 8 vite burg

Blendi Deda 22 vite burg

Paris Prenga 21 vite burg

EMRAT/ SPAK kërkon dënimin e Gjergj Cukalit me 25 vite burgim, jepet

Këta persona akuzohen për një sërë veprash penale nga grup kriminal, vrasje mbetur në tentative, shkatërrim prone me eksploziv dhe armëbajtje pa leje lidhur me dy episode, vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Gjon Mena dhe vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Artion Bylyku, ky i fundit kunat i shumë të kërkuarit Domart Konjari.

Hetimet

Me 19 Tetor 2022 kaloi për gjykim dosja në ngarkim të Gjergj Cukalit, për ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesminit Gjon Mena nga Kamza i kalon SPAK. 

Ndërkohë që pjesë e dosjes është edhe Enver e Edmond Jamaku. Të tre këta persona janë të dyshuar për atentatin në 9 shkurt 2021 ndaj Gjon Menës. 

Prokuroria e Tiranës shpalli moskopetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime SPAK.

Të dyshuarit akuzohen për vrajse me dashje e mbetur në tetative dhe grup i strukuturar kriminal.

Jamaku ka thënë se Cukali i ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.

Ngjarja u shënua më 9 shkurt 2021, ku në rrugën “Silvio Berluskoni”, Kamëz, Tiranë, është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar Gjon Mena. Si pasojë e shpërthimit Mena pati dëmtime në gjymtyrë.